Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja për naftën, benzinën dhe gazin
Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinë do të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 24 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.