Kryeministri Edi Rama nderohet me Çmimin ”CER Lord Jakobovits” në Bruksel

Jugulajm.net
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama është nderuar me Çmimin ”CER Lord Jakobovits” në Bruksel të Belgjikës, për kontributin e tij në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë edhe vendndodhjen e ceremonisë në kryeqytetin belg.

Çmimi CER Lord Jakobovits është një vlerësim europian që lidhet me promovimin e bashkëjetesës, tolerancës dhe dialogut mes besimeve fetare.

Rama e ka cilësuar këtë vlerësim si një nderim që forcon profilin e Shqipërisë në Europë, në një kohë kur dialogu ndërfetar dhe toleranca mbeten tema të rëndësishme në shoqëritë europiane.

“Bruksel, Belgjikë – I nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë”, shkruan Rama.

Share This Article