E keni parasysh momentin kur uleni për të parë albumet e vjetra familjare dhe vini re që babi sot, duket shumë herë më i ri se babi 20-vjeç. Madje madje, nuk u besoni syve kur mami ju tregon për shihni mamin adoleshente. Jo pak herë kemi pyetur veten: Pse njerëzit atëherë dukeshin shumë më të mëdhenj në moshë nga ç’ishin?
Për disa arsye, që shkojnë përtej cilësisë së kamerave.
1. Gjenerata sot gëzon shëndet më të mirë
Ne sot kemi tjetër stil jete, më shumë mundësi për të zgjedhur gjëra të shëndetshme dhe sigurisht mjekësi më të zhvilluar. Edhe jetëgjatësia e njeriut është rritur dhe rrjedhimisht në përgjithësi shëndeti ynë është përmirësuar.
2. Njerëzit dhe stilet ndryshojnë
Ajo çfarë dukej trendi në 1980 mund të duket jashtë mode sot. Veshjet e njerëzve dikur i bëjnë të duken më të vjetër në syrë tanë pasi stili ndikon shumë edhe në perceptimin e moshës së dikujt.
3. Industria e modës është shumë më e zhvilluar tani
Sot ka kremra, serume, trajtime dhe shumë shërbime që ndikojnë në plakjen e mëvonshme. Kirurgjia plastike është gjithashtu shumë popullore sot dhe më e përballueshme se më parë. Kjo është një tjetër arsye pse shpesh na duket sikur Vip-at sot nuk plaken kurrë. Quhet investim.
4. Çiftet sot nuk nxitojnë
Në të shkuarën, mosha mesatare kur vajzat bënin fëmijë për herë të parë ishte 23, ndërsa në 2011 është rritur në 29 vjeç. Sot njerëzit martohen më vonë, familjet janë zvogëluar dhe si rrjedhojë ka më pak përgjegjësi dhe më shumë kohë të lirë për t’u marrë me veten.
5. Ne përpiqemi shumë për t’u dukur më të rinj
Gjeneratat sot janë të fiksuar pas dukjes dhe rinisë së përjetshme. Media gjithashtu ka patur ndikimin e saj në gjithë këtë tendencë edhe pse përtej të mirave, shoqërohet me pasoja të tjera sociale.