Ketë mërkurë Policia e Shtetit ka arrestuar një çift bashkëshortësh nga Saranda pasi akuzohen për kontrabandë të medikamenteve mjekësore të llojeve të ndryshme.
Në prangat e policisë kanë rënë Kristo Angjeli 64 vjeç dhe Aleksandra Angjeli, 62 vjeçe.
Gjatë kontrolleve të policisë, në banesën e çiftit janë gjetur 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Mbi Kristi dhe Aleksandra Angjeli rëndojnë akuzat: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim.