PD Gjirokastër nis procesin e propozimeve për kandidatë për kryebashkiak

Jugulajm.net
1 Min Read

PD KA NISUR PROCESIN e PROPOZIMIT TË KANDIDATURAVE PËR KRYETAR BASHKIE NË SEKSIONET E PD GJIROKASTËR.

Sipas anetarit te Këshillit Drejtues te PD-se, Daniel Sino, ka nisur në strukturat e Partisë Demokratike, Dega Gjirokastër, procesi i diskutimit dhe propozimit të kandidaturave për Kryetar të Bashkisë.

Takimet e para janë zhvilluar në seksionet e Manalatit dhe Antigonesë, ku anëtarët kanë diskutuar mbi kandidaturat e mundshme dhe kanë paraqitur propozimet e para për këtë proces.

Ky proces sipas Sinos do të vijojë në të gjitha seksionet e degës, duke synuar përfshirjen e anëtarësisë dhe të strukturave në një proces konsultimi dhe propozimi sa më të gjerë.

Propozimet e ardhura nga seksionet do të shërbejnë si bazë për vijimin e diskutimeve në strukturat drejtuese të degës, në përputhje me procedurat dhe udhëzimet e Partisë Demokratike.

Procesi do të vijojë në të gjitha seksionet, duke i dhënë anëtarësisë mundësinë të shprehë mendimin dhe të propozojë përfaqësuesit e saj-shprehet anetari i Keshillit Drejtues te PD-se, Daniel Sino.

Share This Article