Greqi, plagoset 10-vjeçarja shqiptare, të shtëna drejt 1 kafeneje kur…

Jugulajm.net
1 Min Read
Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare mbeti e plagosur nga të shtënat drejt një kafeneje në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë, mbrëmjen e së premtes, 25 shtator.
Sipas medias helene Proto Thema, rreth orës 23:50, një automjet me katër persona kaloi pranë lokalit në rrugën Agorakritou dhe nga brenda tij u qëllua drejt fasadës së kafenesë. Vajza ndodhej në lokal në atë moment.E mitura, vajza e pronarit të kafenesë, u plagos në pulpën e këmbës së majtë.
Nëna e dërgoi në spitalin e fëmijëve, ndërsa sipas të dhënave të deritanishme, jeta e saj nuk është në rrezik.
Ende nuk është sqaruar nëse plagën e shkaktoi një plumb apo një fragment.
Autorët u larguan pas sulmit. Automjeti që dyshohet se përdorën u gjet më vonë i djegur në zonën e Aspropyrgos. Policia greke po heton për identifikimin e tyre dhe motivin e sulmit.
Share This Article