Një shtetas i huaj eshte arrestuar në doganen e Kakavijes, pasi gjatë kontrollit për hyrjen në Greqi paraqiti një pasaportë të Kilit, e cila ishte regjistruar si e vjedhur.
Arrestimi u krye nga punonjësit e Sektorit të Kontrollit të Pasaportave në Kakavijë, pala greke, në kuadër të kontrollit të parashikuar gjatë hyrjes së shtetasit të huaj në vend.
Nga kontrolli i të dhënave të dokumentit të udhëtimit, u konstatua se pasaporta ishte deklaruar si e vjedhur nga autoritetet belge.
Pasaporta u sekuestrua, ndërsa ndaj shtetasit të huaj u hartua dosje penale për shkelje të legjislacionit mbi të huajt.
I arrestuari u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Janinës.




