Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Sarandës paraditen e kësaj të diele, ku 42-vjeçari Artan Murtaj është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastësishëm, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pas ngjarjes së rëndë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur urgjentisht në qytetin e Sarandës, ku ka zhvilluar një mbledhje emergjente. Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës për kapjen e autorëve.
Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët lëviznin me motor dhe mbanin skafandra.




