Enkeleda Mushi ka prezantuar kandidaturën në Primaret e PD për Bashkinë e Gjirokastrës.
Në fjalën e saj Mushi tregoi rrënjët e thella me qytetin dhe u shpreh se është mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit.
Bajo Topulli, vazhdoi Mushi fjalimin, ka qenë kryetar i bashkisë së Gjirokastrës më 1925 dhe siç u referohet ajo dëshmive të kohës, ai ka qenë kryetari i qytetit që zgjidhi probleme të shumta e të vështira.