Prokuroria e Posaçme, SPAK ka arrestuar 5 persona lidhur me dosjen e incineratorëve.
Sipas burimeve janë lëshuar 11 urdhërarreste ku disa prej tyre janë ekzekutuar. Ndërkohë 5 janë në kërkim dhe ndodhen jashtë territorit shqiptar.
Aktualisht operacioni është në vijim. Policia po kryen disa kontrolle banesash dhe ambjentesh.
Nuk bëhet fjalë vetëm për incineratorin e Elbasanit por dhe për incineratorin e Fierit.
Janë në total 11 persona.
Dy gjyqtarë, Erjon Bani dhe Irena Gjoka kanë firmosur 11 urdhërarrestet.
Emrat e personave të cilëve u është firmosur urdhër arresti
1-Arber Denizi
2- Juri Ymeraj
3- Silvester Dreza
4- Gentian Zifla
5- Arjola Kodra
6- Enver Sheshi
7- Robert Shabani
8- Regan Merdani
9- Luran Dusha
10- Arben Dervishaj arkitekt
Ora News mësoi dje se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në gjykatë masë sigurie “arrest me burg” për biznesmeninMirel Mërtiri, bashkëjetues i Stela Gugallias, i cili sipas akuzës është pronari faktik i kompanisë përfituese.
Mërtiri i cili është shpallur në kërkim sipas prokurorisë fshihej pas emrit të bashkëjetuses së tij Stela Gugallia, dhe ka rezultuar se është përfitues direkt edhe në incineratorin e Elbasanit.
Gjithashtu një masë të dytë për rastin e Elbasanit pritet ti komunikohet edhe ish Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, I cili në këtë dosje akuzohet për shpërdorim detyre.