20-vjeçari mbytet në liqen, ishte me shokët kur…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, ku një 20-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa po lahej në  liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi” në Fierzë.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, ndodhej së bashku me disa shokë kur dyshohet se është mbytur gjatë kohës që po lahej në liqen.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Share This Article