LAJM I FUNDIT/ Arrestohet Ergys Agasi, ishte në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

Jugulajm.net
1 Min Read

Ergys Agasi është arrestuar këtë të mërkurë në qytetin e Elbasanit, pasi prej muajsh ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.

Lajmi për arrestimin është raportuar mbrëmjen e sotme.

Agasi dyshohet nga SPAK për përfshirje në një skemë të manipulimit të procedurave të prokurimit publik pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në dosjen hetimore ai është një nga personat kryesorë ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie.

Hetimet e SPAK kanë përfshirë dyshime për paracaktim të fituesve të tenderëve, ndërhyrje në procedurat e prokurimit dhe përfitime përmes kompanive të lidhura me personat nën hetim.

Në kuadër të kësaj dosjeje, SPAK ka kryer edhe sekuestrime të pasurive me vlerë të konsiderueshme.

Share This Article