Plas grushti mes të rinjve në Kakome, njëri përfundon me fraktura, në kërkim autorët

Jugulajm.net
1 Min Read

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Kakomesë, ku një 46-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Sipas dëshmisë së personit të dëmtuar, disa të rinj, banorë të zonës, kanë ndaluar automjetin pranë tij dhe e kanë pyetur në mënyrë agresive: “Pse filmon?”, pasi ai po filmonte me telefon zonën e plazhit.

Situata më pas është përshkallëzuar, ku të rinjtë dyshohet se fillimisht e kanë fyer dhe më pas e kanë goditur me grushte dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e dhunës, personi ka pësuar dëmtime të shumta edhe një frakturë. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, Policia është vënë në kërkim të personave të përfshirë në konflikt. Ndërsa mësohet se autorët dyshohet se janë identifikuar, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article