Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar ditën e kësaj së enjteje në fshatin Delisufaj të Lushnjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Delisufaj të Lushnjës.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy gra, Mirela Haskon dhe Florijë Xhepa, përkatësisht nga 50 vjeç.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e automjetit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Rrethanat dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga mbeten ende të paqarta.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.




