Reshjet intensive te shiut pergjate oreve te fundit kane shkaktuar permbytjen e nje shtepie dykateshe ne lagjen “Varosh” te Gjirokastres.
Eshte hera e trete qe kjo banese permbytet.
Pronari i baneses jashte kamerave ka thene se nuk ndodhej ne shtepi ne momentin kur ka patur prurje te inerteve dhe ujit.
Rreth ores 4 te mengjesit eshte lajmeruar nga komshinjte dhe ka shkuar menjehere ne banesen ku jeton prej 50 vitesh. Ka njoftuar punonjesit e sherbimit publik dhe PMNZSH e cila ka shkuar vetem ne oren 10 te mengjesit.
Uji ka depertuar kudo ne dhomat e katit te pare duke e nxjerre jashte funksionit. Niveli i ujit ka qene mbi 1.5 meter.
Pronari i baneses Thanas Qirko, ka thene se i eshte dhene garanci nga ana e punonjesve te firmes se ujesjellesit qe kanalizimet do te beheshin ne menyre korrekte dhe nuk do te kishte nje problem te tille. E megjithate ndonese jemi ne fillim te sezonit te dimrit eshte shkaktuar kjo problematike me nje dem te konsiderueshem prej miliona lekesh.
Ne 4 vite kalldremi i Gjirokastres konkretisht ne lagjen “Varosh” eshte hapur 5 here dhe asnjehere nuk ka rezultuar me cilesi, ndersa tubacionet bllokohen here pas here, mungojne pusetat dhe askush nga instancat vendore dhe nga vete kjo firme nuk ka marrë pergjegjesine.
Edhe me pare ka patur problematika me kanalizimet dhe ujin e pijshem ne kete lagje.