Eurovizioni nuk do të zhvillohet në Ukrainë, por në Britani

Jugulajm.net
1 Min Read

Festivali i Eurovision nuk do të mbahet në Ukrainë në vitin 2023, për shkak të luftës që vijon në këtë vend.

Festivalin e këtij viti e fitoi Ukraina me Kalush Orchestra, por organizatorët sqarojnë se situata në këtë vend e bën të pamundur mbajtjen e Eurovision.

Organizatorët sqarojnë se janë në bisedime me BBC, që ky festival të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, duke qenë vendi që u rendit i dyti në edicionin e mbajtur në Torino të Italisë.

Qeveria britanike e ka mirëpritur mundësinë e zhvillimit të këtij festivali në MB, nëse Ukraina nuk do të mundet, duke u zotuar që festivali të reflektojë “kulturën e pasur, trashëgiminë dhe kreativitetin e Ukrainës”.

BBC pritet të marrë një vendim pas këtij propozimi.

Hera e fundit kur ky festival u mbajt në Mbretërinë e Bashkuar ishte në vitin 1998, pas fitores së Katrina and the Waves.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur