Një shqiptar po shpresonte për një leje qëndrimi pasi shpëtoi një tetëvjeçar nga flakët në Poitiers, Francë, në shkurt të vitit 2022.
Ai aktualisht është subjekt i detyrimit për t’u larguar nga territori francez. Akti i tij i trimërisë ishte shpërblyer.
Në shkurt të vitit 2022, u fol për një shqiptar të quajtur Roland Aliu, pasi shpëtoi një tetëvjeçar nga flakët në Poitiers. Për heroizmin e tij, ai ishte vlerësuar me një medalje ari dhe kishte shpresën për të përfituar një leje qëndrimi pas disa refuzimeve. Në atë kohë, ministri i Brendshëm Gérard Darmanin la të kuptohet për perspektiva të reja për të riun, duke thënë se ai do ta shikonte dosjen “me dëshirë dhe me interes”.
“Unë shpesh e bëj sepse duhet humanizëm”, tha ai.
Por që atëherë nuk ka më lajme, thotë Mediapart.
Më në fund pas muajsh pritjeje, u vendos, qe ai dhe familja e tij duhet të largohen nga territori francez brenda një muaji.
“Të prekur janë edhe babai im, nëna ime dhe vëllai im i vogël, nuk e kuptoj, i kisha shkruar presidentit të Republikës dhe Ministrisë së Brendshme, të dy u përgjigjën se nuk mund të bënin asgjë”, tha ai.
Sipas prefekturës, kontrollet e kryera me urgjencën dhe policinë e mobilizuar mbrëmjen e zjarrit “nuk bënë të mundur vërtetimin e aktit të trimërisë siç përshkruhet”. Përballë kësaj situate, në 7 janar organizohet një tubim mbështetjeje në mbështetje të shqiptarit.