Një tragjedi e rëndë ka tronditur Ksamilin, ku një vajzë 4 vjeçe A. M, ka humbur jetën, pasi është goditur aksidentalisht nga automjeti, që drejtohej nga babai i saj Ergys Marku.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parkim privat, ku sipas të dhënave paraprake, gjatë një manovre me automjet, babai dyshohet se ka goditur pa dashje vajzën e tij të mitur, duke ecur prapa per kthimin e mjetit.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë, 4-vjeçarja fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Në fotot e mëposhtme automjeti dhe vendi ku ndodhi tragjedia.






