Një emigrant nga vendet e Lindjes, i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin shqiptar është pickuar nga gjarpëri teksa po ecte në periferi të fshatit Trestenik të Devollit. Sipas informacioneve paraprake të policisë së Devollit, ka qenë një banor i këtij fshati që ka lajmëruar policinë.
Banori ka gjetur dy emigrantë në fshat, njëri prej të cilëve kishte shfaqur probleme shëndetësore. Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes. Të dy emigrantët u transportuan në spitalin e Bilishtit, ndërsa konfirmohet se njëri prej tyre është pickuar nga gjarpri.
Pas ndihmës mjekësore ne spitalin e Bilishtit, dy emigrantët jane dërguar në spitalin e Korçës për mjekim më të specializuar.