Përplasi me makinë për vdekje 2 vjeçarin, kapet shoferi 57-vjeçar

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka mundur të identifikojë dhe ndalojë shoferin e makinës që përplasi për vdekje një fëmijë 2 vjeç në Fushë Domje dhe ishte larguar nga vendngjarja.

Ai është nje 57-vjeçar dhe që aktualisht ndodhet në komisariatin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë ju bëjmë me dije se;

Falë veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, që aksidentoi me pasojë vdekjen e dy vjeçarit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Y. M., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin.

Nga verifikimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Domje dhe jo në Kamëz.

Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Share This Article