Një 42-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali pasi dyshohet se sulmoi gruan e tij në hotelin ku ajo punonte, pranë Riminit.
Sipas hetimeve, ai u shfaq i dehur në punën e saj, i kërkoi para dhe më pas e kërcënoi e sulmoi. Në mbrojtje të nënës ndërhyri djali 21-vjeçar i çiftit, të cilin babai e goditi me grusht, duke shkaktuar një përleshje të ndërprerë nga karabinierët.
Hetimet zbuluan se ky nuk ishte rast i izoluar: prej vitit 2020 gruaja dyshohet se ishte viktimë e vazhdueshme e dhunës fizike e psikologjike, kërcënimeve me vdekje dhe abuzimeve të lidhura me alkoolin e bashkëshortit.
Vetëm tre ditë më parë ai e kishte sulmuar sërish, duke i shkaktuar lëndime për të cilat mori 30 ditë prognozë mjekësore.
Nga frika, në një rast të mëparshëm ajo kishte deklaruar rrejshëm se një dëmtim në kokë ishte pasojë e një rënieje. Duke marrë parasysh edhe precedentët penalë të burrit, ai u arrestua.




