EMRAT/ Pezullohen nga detyra 5 policë, lejuan kultivimin e kanabisit

Jugulajm.net
1 Min Read

Pesë punonjës policie janë pezulluar nga Policia e Shkodrës pasi kanë shpërdoruar detyrën. Në vitin 2021, efektivët e policisë pas kontrollit të territorit të fshatrave Curak dhe Shkozë, në Pukë, kanë deklaruar se nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara, ndërkohë që disa ditë më pas, në këto zona janë gjetur të kultivuara 4000 bimë kanabis.

Gjykata e Shkodrës ka caktuar për ta masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Të pezulluar nga detyra

  1. Komisari Edmond Pepkolaj, ish-shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pukë, aktualisht me detyrë shef i Seksionit për Arkivën Kriminale dhe Cilësinë e Informacionit në Shkodër
  2. Inspektori Alfred Ndoj
  3. Zamir Mehaj  oficer i Patrullës së Përgjithshme në Pukë
  4. Petrit Florini ndihmësspecialist për informacionin policor dhe arkivën kriminale
  5. Fatmir Alia oficer i Patrullës së Përgjithshme në Pukë.
Share This Article