EMRI/ Humb jetën 40-vjeçari, ra në humnerë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52, në fshatin Lëpushë, Kelmend. Policia është njoftuar se shtetasi Florian Sini, rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article