Merrte automjete me qira ditore dhe mashtronte për kthimin e tyre, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i merrte automjetet me qira ditore, me qëllim që t’i shiste në pika skrapi.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Daily”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit.
Merrte automjete me qira ditore dhe mashtronte për kthimin e tyre, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i merrte automjetet me qira ditore, me qëllim që t’i shiste në pika skrapi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, nisur nga denoncimet e marra nga disa pronarë të subjekteve për dhënien e automjeteve me qira, për një shtetas që nuk kthente automjetet që merrte në këto subjekte, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Daily”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Dritan Korfuzi 34 vjeç, banues në Kuçovë.
Nga veprimet hetimore të kryera nga Policia ka rezultuar se shtetasi D. K. merrte në mënyrë të vazhdueshme, automjete me qira ditore, në subjekte që ofrojnë këtë shërbim, në qytetin e Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i merrte automjetet me qira ditore, me qëllim që t’i shiste në pika skrapi.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.