Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një furgoni, shtetasi Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil, është aksidentuar në rrethana ende të paqarta dhe ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e aksidentit.
Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.




