Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim H. Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Plesat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Përmet, në vitin 2022, e ka dënuar me 7 muaj burgim, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




