Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, pas zhvillimeve të fundit politike dhe dorëheqjes së kryebashkiakut aktual.
Rama shpalli Ogerta Manastirliun si kandidate për kreun e bashkisë Tiranë duke shpallur kështu largimin e saj nga qeveria.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se procesi do të zhvillohet sipas afateve ligjore dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë së shpejti datën e re të votimeve.
“Qytetarët e Tiranës do të kenë mundësinë të zgjedhin drejtuesin e ri të kryeqytetit në një proces të lirë e transparent,” u shpreh Rama.
Zgjedhjet e parakohshme pritet të kthehen në një betejë të fortë politike, duke qenë se Tirana është qendra më e madhe urbane dhe ekonomike e vendit.




