EMRI-FOTO/ Rama i merr PD-së ish-zyrtaren e lartë, e emëron Drejtoreshë të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Jugulajm.net
1 Min Read

Ish-Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, është emëruar drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT).

Ish-sekretarja e PD dha dorëheqjen nga ky funksion në mars të vitit 2026.

Ajo zëvendëson Zana Çelën, e cila drejtonte Agjencinë Kombëtare të Turizmit që prej 9 shkurtit 2023.

Emërimi i Hysajt pritet të ndezë debat në skenën politike, pasi vjen pas angazhimit të saj të mëparshëm në Partinë Demokratike.

Ndoshta kjo lëvizje mund të shihet si një tjetër përpjekje e kryeministrit Edi Rama, për të afruar në administratë figura që më parë kanë mbajtur funksione në opozitë.

Share This Article