Një zjarr është raportuar këtë mbremje në fushën e Lazaratit.
Me mbërritjen në terren, zjarrfikësit konstatuan se flakët kishin marrë përmasa dhe kërkohej ndërhyrje e menjëhershme.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan 3 grupe zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë, zjarri u izolua dhe u vu nën kontroll, duke u shuar plotësisht.
Nga zjarri nuk janë raportuar dëme, ndërsa ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera.




