LAJM I FUNDIT!!(VIDEO) Zjarr i madh në Tepelenë, digjen dhjetëra hektarë me pyje e ullishte

Jugulajm.net
1 Min Read

Dhjetëra hektarë me pyje, ullishte, pemëtari dhe kultura bujqësore janë përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në Tepelenë.

Ekipi i MZSH Tepelenë vijon të ndodhet në terren, në betejë me flakët për të evituar përhapjen e tyre.

Situata mbetet serioze dhe kërkon kujdes maksimal.

Ndërkaq Bashkia Tepelenë u ka bërë thirrje banorëve të zonës të tregohen të kujdesshëm, të mos afrohen pranë vatrave të zjarrit dhe të zbatojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.

Share This Article