I arrestuari i katërt për vrasjen e Liridona Ademajt, Tom Dodaj ka dhënë dëshminë  etij para autoriteteve.

Ai ka pranuar se i ka shitur armën Naim Murselit, por shton se nuk e kishte idenë se çfarë do të bënin me armën.

Ai dëshmon  se kanë shkuar tek ai pas iiu sihet prishur goma e makinës. Shpjegon se ka marrë gomën dhe kanë shkuar në një gomisteri pranë fshatit Osek.

Gjatë rrugës, Murseli ka treguar se mban një armë që ka kushtuar 1 mijë euro, ndërsa Dodaj i ka thënë se ka një armë që kushton 250 euro.

Pas kësaj ata kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe e kanë provuar armën dhe e kanë marrë.

“Unë nuk i kam njohur këta persona deri me datën 29 nëntor 2023. Po as atë ditë nuk i kam njohur si emra, por e kam kuptuar pasi janë arrestuar se kush ishin këta dy persona të cilët kishin ardhur për të rregulluar makinën tek unë.

Atë ditë që kanë ardhur iu ishte prishur goma e makinës, Range Rover që e ka pasur ngjyrë të zezë. Kam marrë gomën e dëmtuar të makinës së tyre dhe shkuam në një gomisteri tjetër në fshatin Osek.

Gjatë kthimit në makinë, Naimi ka nisur të flasë për armë dhe ka thënë që kam një armë 1000 euro. Ndërsa unë i kam thënë që kam një armë që vlen 250 euro. Naimi më ka thënë a bën që ta shikoj. Pasi kemi shkuar në shtëpi, kam marrë armën. Shoku i Naimit, Graniti e ka marrë dhe e ka provuar në oborrin tim. Pas Granitit e ka marrë edhe Naimi, e ka provuar.

E kanë marrë armën dhe kanë shkuar në drejtim të gomisterisë dhe kanë thënë që kur të kthehemi do t’i marrim edhe fishekët. Pasi kanë ardhur, kanë marrë edhe 20 fishekë, më pas janë larguar.

Mesa më kujtohet mua e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth 1 orë, prej orës 14:00 deri në orën 15:00.

Nuk më kanë treguar asgjë se për çfarë e donin armën, as unë si kam pyetur. Nuk kam qenë i sigurt që ka qenë arma ime 100%, nëse do të isha i sigurtë do e kisha raportuar. Armën ka rreth 5-6 vite që e kisha në posedim.

E kam blerë në Gjakovë nga disa persona nga Shqipëria, por nuk i njoh. Nuk e kam ditë se çfarë ka ndodhur me atë armë, se po ta dija që është përdorur do e kisha raportuar. Gjithçka e kam marrë vesh nga mediat, nuk isha i sigurtë 100%”, ka thënë Dodaj.