Zjarrfikësit e Lushnjes kanë arritur në kohë që të shuajnë zjarrin që kishte përfshirë një mjet në lëvizje.

Mjeti tip Benz që udhëtonte nga Tirana drejt Fierit si pasojë e një problemi teknik ka marrë flakë.

Drejtuesi i mjetit që udhëtonte me bashkëshorten është ndalur në kohë dhe ka dalë jashtë mjetit.

Pas njoftimit zjarrfikësit e Lushnjes në vendngjarje kanë arritur të mos lejojnë përfshirjen e gjithë mjetit nga flakët.

Nuk janë lënduar bashkëshortët por dëmet ne mjet janë të konsiderueshme.

Policia dhe grupi hetimor po hetojnë për shkaqet e zjarrit.