Një sipërfaqe e konsiderueshme kullote në rrethinat e fshatit ”Asim Zeneli”, Gjirokastër, është përfshirë nga flakët ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e vatrës problematike të zjarrit.

Rreth orës 14.00 të së dielës rreth 2 ha kullotë në njësinë administrative Antigone, u përfshinë nga zjarri.

Kullota ndodhej në afërsi të fshatit ” Asim Zeneli” dhe pikës së antenave celulare. Zjarri i favorizuar nga era dhe moti i thatë është përhapur në një sipërfaqe të gjerë,  të kullotës.

Efektivat dhe mjetet e stacionit zjarrfikës të Gjirokastrës ndërhynë për shuarjen e zjarrit.

Dyshohet se shkak i tij të jetë pakujdesia e banorëve të zonës për mosrespektimin e masave për parandalimin e zjarreve.