Epdeimologet veterinere kërkojnë të rritet monitorimi i shpendëve të egër  që në këtë periudhë shtegtojnë në vendin tonë.

“Për momentin vendet më të afërta që kanë praninë e virusit në rajonin tonë janë Bullgaria dhe Rumania. Zakonisht virusi shfaqet tani në pranverë, deri në fund të verës.

Me ardhjen e shpendëve transportojnë edhe virusin e shpendëve”, tha dr Kujtim Mersini, epidemiolog, veteriner dhe pedagog në UBT.

Veterinerët tanë e kanë të pamundur të monitorojnë lagunat ku vijnë e ndalen shpendët e egra pasi nuk kanë automjete.

Ndërkohë që vetëm para dy vitesh gripi shpendëve orteku tre pularitë më të mëdha në vend duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme.

“Risku është gjithmonë i lartë, na u prekën pularitë më të mëdha në vend, dëmi ekonomik ishte shumë i madh.

Risku është gjithmonë pranë, sepse shpendët e egra nuk i kontrollojmë dot”, tha Mersini

Edhe pse njihet si një grip që prek vetëm shpendët H5N1 ka alarmuar organizatën botërore të shëndetësisë pasi ka ndryshuar sjellje duke prekur gjitarët.