Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë arritur të nxjerrin të gjallë një 12-vjeçare pasi kishte mbetur e bllokuar për 147 orë nën rrënojat e një ndërtese në Hatay pas tërmetit shkatërrues, raporton BBC.
Mediat shtetërore turke kanë raportuar të dielën se edhe një 13-vjeçar në Gaziantep është shpëtuar nga ekipet e shpëtimit të cilët e kanë quajtur “një mrekulli”.