Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në në lagjen nr.4 të Sarandës.

Oficeri i policisë së Komisariatit të Sarandës, Klement Bello, 63 vjeç, është aksidentuar rëndë pasi ka rënë në gropën e ashensorit të pallatit ku banonte.

Dyshohet se ka qenë një defekt në ashensor, që ka mundësuar hapjen e portës por pa qenë ashensori në vend.

Pa e pasur mendjen, sapo është hapur porta, 63 vjeçari ka tentuar të futet brenda dhe për rrjedhojë ka rënë në gropë në një lartësi rreth 6 metra.

Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë.

Sipas bluzave të bardha për shkak të frakturës në kokë dhe dëmtimit në mushkri ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërsa bëhet me dije se gjendja ishte e qëndrueshme dhe i dëmtuari ishte në gjendje të stabilizuar.