Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Peqin, aty ku Shkumbini pret Delvinën në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Dytë të Grupit B.
Pas golit të Delvinës me autor Mustën, pati një sherr masiv mes drejtuesve të Shkumbinit dhe stafit të Delvinës. Në zënkë u përfshinë edhe lojtarët dhe pas 20 minutash ndërprerje, arbitri Klajdi Qëndraj ka vendosur që takimi të mos vazhdojë për arsye sigurie.
Forcat e rendit ndërhynë dhe skuadrat më pas u futën në dhomat e zhveshjes.
Një dhunë që është e përsëritur, për më tepër në stadiumin e Peqinit.