Dy autorët e vjedhjes së dy televizorëve në një banesë në Divjakë, janë identifikuar nga policia.

Mësohet se është arrestuar 22 vjeçari D.C, ndërsa ka nisur hetimi për një 16 vjeçar.

Nga ana tjetër, në pranga edhe 25 vjeçari S.Gj i cili ka blerë dy televizorët edhe pse kishte dijeni që ishin të vjedhur.

Televizorët e vjedhur u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.