jë rast tronditës i cili vazhdon të ketë ende shumë mistere të pazgjidhura është ai i Alma Arrazit në Shkodër.

Nëna e cila së bashku me tre fëmijët e saj të mitur dyshohet se janë hedhur nga ura e Bunës në lumë, duke i dhënë fund jetës.

Së fundmi janë hapur kamerat e sigurisë së një biznesi, ku 39-vejçarja është filmuar së bashku me tre fëmijët e saj pasditen e 2 Majit, me policinë që dyshon se pak më vonë nëna ka ndërmarrë vendimin e vetëflijimit.

Një ditë më vonë, në 3 maj, bashkëshorti i 39-vjeçares, Erdgys Arrazi, ka denoncuar në polici se gruaja e tij dhe fëmijët janë zhdukur.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, se si nëna së bashku me fëmijët e moshës 9, 8 dhe 4 vjeç (dy vajzat dhe djali) kanë shkuar deri tek Ura e lumit Bunë dhe janë hedhur në ujë.