Një studim i fundit i publikuar nga Eurostat tregon se për 2022, Veriu i Shqipërisë është zona që ka më shumë makina për banorë, me rreth 260 automjete për një mijë banorë

Në zonën e qendrës ka 226 mjete për 1000 banorë dhe në jug ka 212 mjete për një mijë banorë.

Vendi ynë është i treti në rradhë sa i takon shkallëz së ulët të motorizimit ne Europë. Sipas Eurostat, në vitin 2022, në Shqipëri kishte 226 automjete për 1 mijë banorë, duke lënë pas vetëm Kosovën (182 automjete për vitin 2021) dhe Turqinë (169). Ndërsa në Bashkimin Europian, në vitin 2022, numri mesatar i makinave të pasagjerëve për 1000 banorë në BE ishte 560.

Ndërkohë në Evropë, tre vendet me shkallën më të lartë ishin në Itali, Ndër 10 rajonet me shkallën më të lartë të motorizimit, 6 ishin në Itali dhe 1 në Finlandë, Greqi, Holandë dhe Çeki.

Nga 10 rajonet me shkallën më të ulët të motorizimit, 4 ishin në Greqi, 2 ishin në Francë, 2 në Rumani dhe 1 në Gjermani dhe Austri. Veçanërisht, 2 prej tyre ishin zonat metropolitane të Berlinit (331) dhe Vjenës (366).Normat rajonale të motorizimit (makina pasagjerësh për 1 000 banorë) janë shpesh të lidhura me kushtet ekonomike, por gjithashtu mund të ndikohen nga rrethana specifike.