Një 44-vjeçar është shpallur në kërkim pasi goditi me sende të forta një person në një lokal në lagjen nr.1 të Sarandës, pas një sherri të ndodhur mes tyre.

Sipas policisë, H. B., se 44-vjeçari goditi me sende të forta në ambientet e një lokali  E. G., 44 vjeç.

Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për adminitratoren e lokalit, M. Ç., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Sarandë shpalli në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. B., se 44-vjeçari e ka goditur me sende të forta, në ambientet e një lokali, në lagjen nr.1. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për adminitratoren e lokalit, shtetasen M. Ç., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes. Punohet për kapjen e 44-vjeçarit.