Pensionistët shqiptarë do të përfitojnë nga 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Kryeministri, Edi Rama, theksoi se lëvrimi i bonusit do të përfitohet nga 695 mijë pensionistë, ndërsa vendimi vjen pak ditë para protestës së opozitës kundër qeverisë që ai drejton.

Lajmin e bëri me dije vetë kryeministri Edi Rama, i cili mesa duket po mundohet të qetësojë klimën në vend pak ditë para protestës së thirrur nga opozita.

Rama u shpreh: 

”Nga dita e nesërme do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për të gjithë pensionistët, 695.101 pensionistë prej 5000 lekësh.Edhe pse kemi pasur vështirësi që dihen për ne ka qenë e padiskutueshme që jo vetëm për pensionistët por edhe për të tjerë.”