Debuteti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar për sulmin e paligjshëm ndaj ‘Prestige Resort’.

Ai thotë se në prag të Samitit Eurpianizues, po goditet barbarisht media dhe prona.

Gjithashtu ne postimin ne fb Shehu shton se e gjithë kjo është një mesazh alarmi edhe për Samitin dhe se nuk mund të kalojë në heshtje.

Ja postimi i plote i Shehut:

Ne prag te Samitit europianizues, goditet barbarisht media dhe prona!

Nje mesazh ky krejtesisht anti demokratik, anti europian, qe po vjen perseri nga “Prestige Resort”!

Nje cfaqje e shemtuar, e denje per rregjimet obskurantiste!

Nje simptom ky i nje “semundje” te rende, qe neser mund te godase gjithesecilin, qe nuk behet pjese e “korit” qeveritar!

Askush nuk eshte i perjashtuar!

Shembull i qarte ky i presionit e terrorit qeverises mbi mendimin, median, qytetarin e lire!

Demokracia bazohet mbi te drejtat, gjykimet, zgjidhjet alternative.

Jo mbi “aksionet” policore ndeshkimore.

Ato jane pjese e metodave anti demokratike.

Nje mesazh ky alarmi edhe per Samitin e dates 6, qe nuk mund te kaloje ne heshtje!