Kreu i qeverisë Rama tha sot se dita e martë nuk do të jetë pushim.

Rama tha se puna do të vijojë normalisht. Ai shtoi se masat që do të merren janë standarte të përcaktuara nga KE.

“Nuk është marrë asnjë ditë pushimi është lajm i rremë. Puna do të vazhdojë normalisht. Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd. Vendosen bazuar në rregullat e vendosura nga vetë KiE që kudo ku zhvilojnë aktiviteet kanë masa standarde.

Forcat Tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samitit që janë në KiE për masat e sigurisë. Këto nuk janë çështje opinionesh, janë masa shumë të rrepta sigurie së më tepër në situatën kur këtu do të vijnë të gjithë liderët e BE dhe për ta ka masa ekstreme sigurie.”, tha Rama.