Dalja nga shtrati i lumit në Kanionin e Langaricës si pasojë e rreshjeve me intesitet të lartë, ka shkaktuar gjatë natës bllokimin e 23 turistëve në parkimin në hyrje të Kanionit të Langaricës në Permet

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve, si dhe të mjeteve në parkun e përmbytur.

Gjatë kryerjes së operacionit të kërkim – shpëtimit, që zgjati për rreth dy orë, nuk pati asnjë të lënduar.

Turistët u evakuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit.

Turistët ishin të kombësive të ndryshme (Francezë, Gjermanë e Polakë)
Të dhënat sipas Emergjencave Civile,  Përmet.