Sot të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit çiftit të moshuar, Kosta dhe Kleoniqi Ilia.

I pranishem ne ceremonine mortore ka qene edhe Kryetari i Bashkise Dropull, Dhimitraq Toli.

Burrë e grua u gjetën pa jetë në banesë mëngjesin e së enjtes dhe se bashku jane varrosur ne nje varr te vetem.

Çifti 80-vjeçar jetonte vetëm në Dropull, ndërsa sot në varrim ka ardhur vajza e birësuar e cila jeton në Athinë.

Rrethanat e vdekjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia, janë ende të paqarta.

Nderkohe, fillimisht u dyshua për dhunë në familje, pasi banesa nuk ishte e thyer.

Ndërsa disa orë pas krimit, policia u orientua drejt pistës së vrasjes. Alarmi është dhënë mbrëmjen e 1 majit nga motra e viktimës, Kloeniqi Ilia. Pasi s’ka mundur të lidhet me motrën në telefon ajo ka njoftuar fqinjen.

Mëngjesin e 2 majit fqinja ka gjetur të pajetë çiftin. Kloeniqi Ilia në dhomën e gjumit me shenja dhune në trup, ndërsa Kosta Ilia me plagë në kokë në oborrin e shtëpisë.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, duke parë se nuk ka pasur hyrje me dhunë në banesë, policia ka pretenduar se mund të ketë ndodhur një sherr mes tyre, edhe pse të dy ishin të moshuar, përkatësisht Ilia 84-vjeçe dhe Kleoniqi 88-vjeçe.

Po ashtu, nga kontrolli që ka kryer policia ka parë që Kosta kishte një shumë parash në xhep, meqënëse merrte pension në shtetin grek. Por pas hetimeve intensive dhe pas kryerjes se autopsisë nga mjeket ligjore, policia ka ndryshuar pistën dhe ka ka kryer shoqërimet e para.

Burimet thanë se mjekët ligjorë të mbërritur nga Tirana kanë provuar se plagët në trupat e dy të moshaurve janë shkaktuar nga sende te forta dhe mjete prerëse.

Janë 12 banorë të zonës të shoqëruar në komisariat, në cilësinë e personave, që mund të kenë dijeni për krimin brutal.

Policia nuk ka dhënë asnjë detaj mbi këta persona, ndërsa bëhet me dije se hetimet vijojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia e Gjirokastrës ndërkohë po hulumton për zbulimin e vrasësit si dhe gjetjen e armës së ftohtë të përdorur në krim.