Një aksident është regjistruar rreth orës 06:15, te ura e Shkozës në Tiranë.

Punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.