Reshjet e dendura te shiut te shoqeruara me stuhi qe kane prekur Shqiperine qe prej mesdites te se premtes kane shkaktuar probleme ne jo pak akse rrugore.

Gjate nates reshjet kane prekur te gjithe territorin dhe me goxha intensitet, e po ashtu moti i keq vijon tge jete i tille ne mbare vendin edhe kete te shtune.

Probleme te konsiderueshme me akset rrugore jane verejtur ne disa zona te qarkut Gjirokaster dhe te Korces, por edhe ne veri e verilindje sikurse ne Kukes dhe Diber.

Renie inertesh ka pasur edhe ne disa rruge qe lidhin zonat rurale te qarkut Elbasan, por qarkullimi vijon.

Nderkohe ne shume fshatra te vendit ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike si pasoje e stuhive dhe rrebesheve te shiut.