Dy motorë u përplasën me njëri-tjetrin para pak minutash në Ishull Lezhë.

Bëhet me dije se nga përplasja ka mbetur i lënduar njëri prej drejtuesve, një burrë rreth të 70-tave.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë autoritetet policore kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për zbardhen e rrethanave të këtij aksidenti.