Një aksident me dy të lënduar është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në daljen veriore të qytetit të Lushnjes.

Nje mjeti tip ‘Toyota’ është përplasur me një një taksi me mjetin tip ‘Audi’, çka ka shkaktuar lëndimin e taksistit dhe pasagjeres së tij.

Raportohet se dy mjete, një makinë që drejtohej nga një taksist i cili udhëtonte bashkë me një mësuese, u përplas me një tjetër makinë në një kryqëzim, pranë një shkolle.

Për pasojë të dyja makinat kanë përfunduar në trotuar.

Fatmirësisht në momentin e ngjarjes në rrugë nuk kishte kalimtarë, ndërsa si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar taksisti dhe mësuesja.

Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit në fjalë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm